Të Infektuar: 8799

Të Shëruar: 4027

Të Vdekur: 249

Inter merr tri pikë kundër Atalanta, e mbyll sezonin në pozitën e dytë

22:43 | 1 Gusht 2020

Inter janë nënkampionët e Serie A.

Skuadra ‘Zikaltër’ ka shënuar fitore në xhiron e fundit të këtij sezoni, kundër Atalanta, me rezultatin 0:2, shkruan lajmi.net.

Lojtarët e Antonio Conte arritën  të zhbllokojnë rezultatin në minutën e parë të takimit, me anë të Danilo D’Ambrosio.

Kurse, atëherë kur luhej minuta e 20’ u vendos gjithçka në derbin mes Atalanta dhe Inter, pasi Ashley Young shënoi për 0:2.

Goli i Young doli të ishte ai i rezultatit final të këtij takimi.

Me këtë fitore, Inter shkon në kuotën e 82 pikëve, në pozitën e dytë në tabelë, me një pikë më pak sesa Juventus dhe me 4 pikë më shumë sesa Atalanta që mbetet në pozitën e tretë. /Lajmi.net/