Inter merr një lajm të mirë në prag të ndeshjes hapëse sezonale

Inter do të hap xhiron e edicionit të ri të Serie A, duke luajtur ndaj skuadrës së Genoas si vendas, shkruan lajmi.net.

Sport

21/08/2021 18:30

Pak para fillimit të kësaj sfide, Inter ka dhënë një lajm fantastik për tifozët zikaltër, pasi Lautaro Martinez do të vazhdoj me klubin italian.

Pas Romelu Lukakut, ishte spekuluar vazhdimisht se edhe Lautaro Martinez do të përcjellë rrugën e belgut për tu larguar nga klubi italian, megjithatë duket se këto kanë qenë vetëm spekulime.

Drejtori i Përgjithshëm i Interit, Marotta ka konfirmuar se ai nuk do ti bashkohet skuadrës së Tottenham pasi ai ka vendosur që të qëndroj në klub.

“Lautaro Martinez ka vendosur të qëndrojë në Inter, ai fuqishëm dëshiron të qëndroj pavarësisht se shumë klube kanë pasur oferta zyrtare për të nënshkruar me Lautaro. Ne jemi shumë krenarë”, ka theksuar presidenti Marotta, përcjell Fabrizio Romano.

Inter kështu do të nisë kampionatin më e qetë, duke e siguruar sulmuesin sipas gjitha gjasave edhe për disa vite. /Lajmi.net