Inter mendon transferimin e Mendy

Gjiganti italian Inter ka shprehur interesim për mbrojtësin e Manchester City Benjamin Mendy.

Sport

05/07/2021 10:52

Sipas ‘Corriere dello Sport’, Inter po konsideron transferimin e Mendy gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

‘Nerazzurët’ janë në kërkim të përforcimit të repartit të mbrojtjes dhe në mesin e shumë opsioneve duket se është edhe mbrojtësi i ‘Citizens’.

Francezi nuk ka kaluar periudhë të mirë në Angli që kur u transferuar nga Monaco për 60 milionë euro, dhe flitet se një largim i tij është i mundshëm gjatë verës.

26-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 20 paraqitje me fanellën e Man City në të gjitha garat duke realizuar dy gola dhe dy asistime. /Lajmi.net/