Inter mendon transferimin e Correas

Gjiganti italian ka shprehur interesim për sulmuesin Joaquin Correa.

Sport

01/08/2021 15:05

Sipas ‘Mundo Deportivo’, Interi ka shprehur interesim për transferimin e Correas gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Kampionët e Italisë e shohin sulmuesin e Lazios si zëvendësues të mundshëm të Lautaro Martinez që ka interesim të fortë nga Arsenali dhe Atletico Madridi.

Në anën tjetër Lazio dëshiron ta mbaj në ekip njërin ndër futbollistët më të rëndësishëm të tyre, megjithatë me një ofertë të duhur do të mund të pranonin shitjen e tij.

26-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 38 paraqitje me fanellën e Lazios në të gjitha garat duke realizuar 11 gola dhe gjashtë asistime. /Lajmi.net/