Inter me transferim 70 milionësh nga rivali i Serie A

Inter është duket planifikuar që në verë ta fillojë rikthimin në majat e futbollit.

Merkato

17/04/2019 11:23

Inter do t’i bëjë disa transferime të mëdha, në mënyrë që të rikthehen në garë për të gjithë titujt.

Skuadra italiane po tenton ta transferojë Federico Chiesan nga Fiorentina, përcjell lajmi.net.

Talenti italian po shkëlqen në sezonet e fundit te ‘Viola’, andaj Inter i do shërbimet e tij.

Por, për ta realizuar këtë transferim, nerazurët duhet t’i paguajnë rreth 70 milionë euro.

Inter e di se e ka të vështirë transferimin e Chiesas, pasi në garë për të është edhe Juventus. /Lajmi.net/