Inter me top transferim nga Barcelona

Barcelona tashmë e ka siguruar transferimin e Frenkie de Jong nga Ajaxi.

Merkato

22/04/2019 15:36

Transferimi i Frenkie de Jong te Barcelona u kompletua në fillim të këtij viti, gjersa këta të fundit po mendojnë për ndryshime të tjera në mesfushë.

Skuadra katalonase tani po planifikon që ta shet Arturo Vidalin, gjersa Inter mbetet i interesuar për të, përcjell lajmi.net.

Skuadra italiane tentoi ta transferonte mesfushori kilian nga Bayern Munich në verën e kaluar, por që e humbën garën ndaj Barcelonës.

Inter tani e do transferimin e Vidal, ndërsa duhet të paguajnë 30 milionë euro për shërbimet e tij. /Lajmi.net/