Inter me dy transferime nga Roma

Inter duket se do të bëjë një revolucion të thellë në skuadër.

Merkato

18/04/2019 16:26

Inter po mendon që t’i largojë disa lojtarë, për tu liruar vendin transferimeve të reja.

Skuadra italiane duket se në verë nuk do t’i ndahet Romës, pasi e do Edin Dzekon dhe Lorenzo Pellegrinin, përcjell lajmi.net.

Sulmuesi boshnjak shihet si zëvendësues i Mauro Icardit, ndërsa mesfushori do ta zëvendësoj Joao Marion.

Për transferimin e Pellegrinit, Inter do t’i paguajë 30 milionë euro, aq edhe sa është klauzola e tij te Roma. /Lajmi.net/