Inter me diçka speciale për përballjen ndaj Milanit

Inter do të ketë një përballje speciale me Milanin.

Sport

26/02/2019 11:17

Inter do të përballet me Milanin më 17 mars në kuadër të Serie A.

Nerazurët do të festojnë në këtë përballje 20 vjetorin e bashkëpunimit me markën e njohur botërore, Nike, përcjell lajmi.net.

Në këtë moment special, Interi do të luajë me fanella të veçanta ndaj rivalit lokal, në derbin e quajtur “Derby della Madonnina”.

Kjo fanellë do të jetë e 10-ta më speciale për nerazurët, e dizajnuar nga Nike. /Lajmi.net/