Inter mbyll çështjen e fituesit qysh në pjesën e parë, i shënon Romës edhe golin e tretë

Roma nuk po i bën dot ballë skuadrës së Interit.

Sport

04/12/2021 18:44

Skuadra e Inter po tregohet superiore në përballje me ‘Giallorossi’, shkruan lajmi.net.

Akoma pa përfunduar pjesa e parë e ndeshjes, Inter i ka dhënë fund dilemës së fituesit.

‘Zikaltrit’ janë në epërsi prej 0:3, pas 39 minutave lojë. Goli i tretë u shënua nga mbrojtësi i djathtë, Dumfires.

Dumfries shfrytëzoi mirë asistin e Bastoni dhe i dha qetësinë skuadrës së tij me golin e tretë.

Shikoni golin KËTU./Lajmi.net/