Inter – Martial, ky është lajmi i fundit

Interi është skuadra e fundit që ka hyrë në garë për Anthony Martial.

Sport

09/04/2018 19:51

Sulmuesi francez i transferuar te Manchester United kur skuadra drejtohej nga Louis van Gaal, pritet të largohet në fund të sezonit.

Ardhja e Alexis Sanchez ka bërë që Jose Mourinho t’i jap shumë pak hapësira Martialit.

Këtë situatë po tentojnë të shfrytëzojnë shumë skuadra, duke kërkuar transferimin e tij.

Pas PSG-së, Juventusit dhe Sevillas, tani në garë ka hyrë edhe Interi./Lajmi.net/