Inter: Lukaku ka pësuar lëndim muskulor

Romelu Lukaku ka shtuar telashet për skuadrën e Inter.

Sport

29/10/2020 20:03

Inter do të kenë telashe të reja, pas testeve mjekësore të Romelu Lukaku.

Sulmuesi i skuadrës ‘Zikaltër’ duket se ka mbetur me dëmtim pas ndeshjes kundër Shakhtar Donetsk.

“Romelu Lukaku iu nënshtruar testeve mjekësore këtë mëngjes, si rezultat i një problemi në Ligën e Kampionëve kundër Shakhtar Donetsk”, thuhet në komunikatën e Inter.

“Testi ka treguar një problem muskulor në këmbën e majtë. Situata e belgut do të vlerësohet ditë pas dite”, thuhet tutje.

Mbetet të shihet se si do të ecën rikuperimi i Lukaku. /Lajmi.net/