Inter kundër Stjarnan
Inter do të ketë punë të lehtë me skuadrën islandeze Stjarnan në play-off për kualifikim në Europa League.
Sport
Inter do të ndeshet me ekipin islandez Stjarnan në play-off për kualifikim në edicionin e ardhshëm të Europa League.
Nerazzurrët do të kenë punë mjaft të lehtë kundër skuadrës pothuajse të panjohur islandeze. Ndërsa, në duelet tjera Borussia Monchengladbach do të luajë kundër Sarajevës kurse Tottenham me AEL-in e Qipros.
Torino do të takohet me RNK Split ndërsa Lokeren me Hull Cityn. Ndeshjet e para do të zhvillohen më 21 gusht kurse ato të kthimit pas një jave.
Çiftet e plota i keni në fotografinë e bashkangjitur në këtë tekst.