Inter kthehet te fitoret, mposht Genoan në udhëtim
Inter është kthyer në rrugën e fitoreve.

Sport
Skuadra e Inter ka shënuar fitore të lehtë në përballjen me Genoa, shkruan lajmi.net.
‘Zikaltrit’ e Antonio Conte kanë shënuar fitore me rezultatin 0:2, duke arkëtuar kështu tri pikë të reja.
Ishte Romelu Lukaku ai që i pari dërgoi topin në rrjetë në këtë takim, duke shënuar në minutën e 64’.
D’Ambrosio shënoi për 2:0 në minutën e 79’, duke i dhënë fund dilemës së këtij takimi.
Inter shkon tashmë në kuotën e 10 pikëve pas pesë ndeshjeve të luajtura, kurse Genoa mbetet me katër pikë në katër ndeshje. /Lajmi.net/