Inter konfirmon Conten si zëvendësues të Spallettit
Skuadra e Inter nuk ka vonuar shumë dhe ka gjetur menjëherë trajnerin për sezonin e ardhshëm.

Sport
Pas largimit të Luciano Spallettit nga posti i trajnerit, skuadra e Inter ka reaguar menjëherë duke emëruar trajnerin e ri.
Do të jetë strategu italian, Antonio Conte, ai i cili do të zë vend në krye të stolit ‘Zi kaltër’, siç ka njoftuar faqja zyrtare e Inter, transmeton lajmi.net.
📃 | UFFICIALE
Antonio Conte sarà il nuovo allenatore dell’Inter!#WelcomeAntonio pic.twitter.com/AtklPrKlkX
— Inter 🏆🇮🇹 (@Inter) May 31, 2019
Edhe pse Inter arriti kualifikimin në Ligën e Kampionëve, drejtuesit e skuadrës nuk kanë qenë të kënaqur me futbollin e interpretuar nga skuadra.
Ka disa javë që mediet italiane raportojnë për një rikthim të mundshëm të Conte në Serie A, me Inter, dhe kjo gjë tashmë u konfirmua.
Sipas raportimeve, Conte do të përfitojë rreth 10 milionë euro në dy sezonet e para me Inter. /Lajmi.net/