Inter: Kjo është mënyra e vetme për largimin e Lautaros

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ka insistuar se ylli i tyre, Lautaro Martinez nuk është në shitje dhe Barcelona duhet të paguajë klauzolën e tij prej 111 milionë euro nëse dëshiron nënshkrimin e argjentinasit.

Sport

28/05/2020 08:24

Goal.com ka raportuar se katalanët kanë bërë Lautaron si objektivin kryesor të tyre, dhe janë të gatshë t’i ofrojnë kontratë deri në 10 milionë euro në sezon.

Lautaro aktualisht është në dispozicion për 111 milionë euro, klauzolë e cila aktivizohet më 15 korrik.

“Sa i përket Martinez, ka vetëm një mënyrë që ai të largohet nga Interi, dhe kjo është duke paguar klauzolën e tij”, ka deklaruar Ausilio, përcjell lajmi.net.

“Një klauzolë që të gjithë e dinë, nuk ka asnjë pikë të fshehur”.

“Është një klauzolë që skadon në pjesën e parë të korrikut, kështu që nuk do të zgjasë për një kohë të gjatë. Kjo është mënyrë e vetme për largimin e tij nga Inter”./Lajmi.net/