Inter kërkon transferimin e yllit të Real Madrid

Inter është afër t’i prish punë Atletico Madridin për lojtarin e Real Madridit, Marcus Llorente.

Sport

18/06/2019 22:40

Mediet në Spanjë raportojnë se Atletico Madrid ka dorëzuar ofertën prej 40 milionë euro te Rael Madrid për mesfushorin.

Në anën tjetër, ‘Los Blancos’ vazhdon të kërkojë së paku 50 milionë euro për shërbimet e spanjollit.

E ardhmja e Llorente, mund të marrë kahje krejt tjetër, me Interin që së fundi është përfshirë në garë.

Nuk flitet me shifra sesa mund të jetë oferta e zikaltërve që janë në kërkim të një mesfushori, por kjo mund të jetë thjesht edhe një spekulim mediatik për të trembur Atletico Madridin, që të rrisë ofertën për 24-vjeçarin./Lajmi.net/