Inter kërkon Simeonen

Diego Simeone mund të emërohet trajner i Interit, për sezonin 2015-16. Sipas Sport Mediaset, Nerazzurrët e planifikojnë të ardhmen me trajnerin e tanishëm të Atletico Madridit.

Sport

31/05/2014 16:14

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone mund të largohet nga detyra në fund të edicionit të ardhshëm.

Sipas Sport Mediaset, strategu kampion i La Ligës është objektiv i Interit. Klubi italian është duke krijuar një projekt të rëndësishëm për të ardhmen dhe duket se ka zgjedhur Simeonen si trajnerin e duhur për ta udhëhequr atë.

Edhe pse skuadra kaloi një edicion dëshpërues duke dështuar të kualifikohet për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, Walter Mazzarri është konfirmuar në detyrë për sezonin e ri.

Mirëpo, pas tij, Inter do të bëjë përpjekje për angazhimin e Simeones.

Ish mesfushori argjentinas përfaqësoi Interin si futbollist duke bërë 84 paraqitje për Nerazzurrët gjatë periudhës 1997-1999.