Inter kërkon Besart Berishën

Në skadim të kontratës në fund të sezonit, sulmuesi kosovar Besat Berisha ka zgjuar interesim nga shumë klube, përfshirë gjigantin italian Inter. Ylli i Brisbane Roar spekulohet se do të largohet nga klubi australian duke u kthyer në Evropë për të qenë më pranë familjes së tij, transmeton couriermail.com.au. Sydney FC, Newcastle Jets, e duan…

Sport

16/01/2014 16:39

Në skadim të kontratës në fund të sezonit, sulmuesi kosovar Besat Berisha ka zgjuar interesim nga shumë klube, përfshirë gjigantin italian Inter.

Ylli i Brisbane Roar spekulohet se do të largohet nga klubi australian duke u kthyer në Evropë për të qenë më pranë familjes së tij, transmeton couriermail.com.au.

Sydney FC, Newcastle Jets, e duan Berishën në radhët e tyre, mirëpo 28-vjeçari mund të përfundojë në Inter.

Nerazzurrët kanë lidhje të ngushta me Brisbane Roar pasi presidenti i ri i klubit, Erick Thohir është në kontakt të vazhdueshëm me pronarët e klubit australian, bashkëkombësit e tij indonezian nga Bakrie Group.