Inter kërkon 70 milionë për Skriniar – PSG e konsiderojnë kërkesë absurde

Milan Skriniar mund të largohet nga lista e dëshirave të PSG. Paris Saint-Germain tash e sa kohë janë duke shqyrtuar opsionet për qendrën e mbrojtjes dhe Milan Skriniar ishte nga emrat e preferuar. Megjithatë, kërkesa e Inter vazhdon të jetë shumë e lartë dhe gati e papërballueshme për parisienët. ‘L’Equipe’ shkruan se kërkesa prej 70…

Sport

24/07/2022 20:19

Milan Skriniar mund të largohet nga lista e dëshirave të PSG.

Paris Saint-Germain tash e sa kohë janë duke shqyrtuar opsionet për qendrën e mbrojtjes dhe Milan Skriniar ishte nga emrat e preferuar.

Megjithatë, kërkesa e Inter vazhdon të jetë shumë e lartë dhe gati e papërballueshme për parisienët.

‘L’Equipe’ shkruan se kërkesa prej 70 milionë eurove e ka zmbrapsur skuadrën kampione të Ligue 1.

Drejtori sportiv i PSG beson se kjo është një kërkesë absurde dhe PSG do të kërkojnë për një alternativë tjetër në merkato.

Transferimi i sllovakut po bëhet çështje gjithnjë e më e komplikuar. /Lajmi.net/