Inter ka një plan për Eriksen, do ta shkëmbejë në këtë afat kalimtar

Mediat italiane raportojnë se Antonio Conte do të takohet me drejtuesit e Interit gjatë ditës së nesërme.

Sport

29/12/2020 11:08

La Gazzetta dello Sport bën të ditur se takimi është paraparë të jetë midis Conte dhe drejtuesit Piero Ausilio dhe Beppe Marotta.

Ky takim do të mbahet për të diskutuar rreth afatit kalimtar të janarit dhe neroazurët do të kërkojnë ta përforcojnë skuadrën e tyre. Ata janë në garë direkete me Milanon për titull, me vetëm një pikë larg kreut të tabelës.

E njëri prej emrave më të përfolur për një transferim të mundshëm në San Siro është mesfushori i PSG, Leandro Paredes.

Transferimin e tij, Interi do mundohet ta realizojë me një shkëmbim të lojtarëve. Pra, konkretisht shkëmbimi Eriksen dhe Paredes.

Mauricio Pochettino, është raportuar të jetë zëvendësues i Tuchel në stolin e Parkut të Princave dhe ai pëlqen shumë lojtarin Eriksen, me të cilin ka punuar më herët sa ishin në Tottenham.

Conte e pëlqen shumë argjentinasin dhe ai ishte i lidhur për një transferim të mundshëm edhe sezonin e kaluar./Lajmi.net/