Inter ka gati zëvendësuesin e Spalletti – Skuadra arrin marrëveshje me Conten?

Antonio Conte me gjasë do të jetë trajneri i ardhshëm i skuadrës së Inter, duke zëvendësuar Luciano Spallettin në stolin ‘zi kaltër’.

Sport

20/05/2019 18:30

Conte ka arritur marrëveshje me Inter për të marrë postin e trajnerit gjatë kësaj vere, sipas raportimeve të ‘Guardian’, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar në faqen zyrtare të Inter, transmeton lajmi.net.

Ish trajneri i Juventus i cili është i papunë që nga largimi i tij nga Chelsea në vitin 2018 do të nënshkruajë kontratë tri ose katër vjeçare së shpejti, për të zëvendësuar Spallettin.

Për trajnerin italian ka pasur interesim edhe nga disa skuadra të tjera evropiane sikur PSG e Bayern Munich.

Conte ka punuar së bashku me shefin ekzekutiv të Inter, Beppe Marotta, kur dyshja ishin në Torino, tek skuadra e Juventus. /Lajmi.net/