Inter janë gati të kompletojnë transferimin permanent të Sanchez, përgatiten milionat

Alexis Sanchez duket se ka bindur skuadrën e Inter.

Sport

03/07/2020 16:30

Dështimi i Manchester United, Alexis Saanchez, ka kaluar një periudhë jo të keqe me Inter, si i huazuar gjatë këtij sezoni.

Lojtari pësoi disa lëndime gjatë kësaj periudhe, por kur ishte gati, ai fitonte minutat e tij dhe besimin e Antonio Conte.

Sipas raportimeve të fundit nga mediet britanike, Inter janë gati të paguajnë 20 milionë euro për kartonin e Sanchez, transmeton lajmi.net.

Pas krizës ekonomike që vjen nga Covid-19, këto para pritet të jenë të mjaftueshme për lëvizjen permanente të kilianit.

Gjithashtu, Sanchez do të ishte një forcë e vlefshme për sulmin ‘Zikaltër’, kur dihet se Barcelona po interesohet për Lautaro Martinez. /Lajmi.net/