Inter ia plotëson ëndrrën Lukakut, e takon  atë me Adrianon

Romelu Lukaku ka plotësuar ëndrrën e tij të madhe.

Sport

09/04/2020 19:30

Ylli belg i Inter, Romelu Lukaku, kishte një ëndërr që nuk e kishte realizuar deri sot – takimin me Adriano.

Lukaku gjithmonë ka bërë të ditur se ka qenë Adriano ai i cili e ka motivuar atë të rritet si lojtarë, dhe dëshironte një bisedë me brazilianin.

Sot, faqja zyrtare e Inter i ka mundësuar atij që përmes ‘Instagram’, lojtarët të kenë një bisedë.

“Kjo është një ëndërr e bërë realitet për mua”, ka thënë Lukaku, transmeton lajmi.net.

“Ai ishte idhulli im, bënte gjëra të mëdha me Interin dhe Brazilin. Imagjinoni nëse do të luanim bashkë, do të shonim 70 gola për sezon. Do të doja të ndjekja hapat e tu tek Inter”, ka thënë Lukaku, transmeton lajmi.net.

Tutje, Adriano dhe Lukaku biseduan edhe për atë se cilat ishin ndjenjat e tyre gjatë debutimit me fanellën e Inter, si dhe për disa ngjarje të ndryshme. /Lajmi.net/