Inter i futet garës për yllin e Man Utd

E ardhmja e Alexis Sanchez mund të jetë në Serie A.

Sport

25/04/2019 15:34

Ylli kilian i futbollit, Alexis Sanchez, mund të largohet nga Manchester United në fund të sezonit, për t’u rikthyer në futbollin italian.

Është skuadra e Interit që po i ofron rrugëdalje nga ‘Old Trafford’ Sanchezit, me kushtin që ky i fundit të pranojë ulje të konsiderueshme të pagës.

Sipas ‘The Independent’, Manchester United po ashtu janë të gatshëm të heqin dorë nga Sanchez, por paga e tij e larta mund të paraqes problem për skuadrat që kërkojnë shërbimet e tij.

Përveç Interit, për Sanchezin interesim po shpreh edhe Juventusi.

Kujtojmë se Sanchez në të kaluarën ka qenë pjesë e Serie A, ku ka veshur fanellën e Udineses./Lajmi.net/