Inter i bashkohet garës për Ziyech

Ylli i Ajax Amsterdam, Hakim Ziyech ka përfunduar në radarin e shumë gjigantëve të futbollit evropian.

Sport

22/04/2019 23:19

Pas paraqitjeve fenomenale me skuadrën e Ajax, si në kampionatin e Holandës, poashtu edhe në Ligën e Kampionëve, mesfushori maroken ka tërhequr vëmendje të madhe.

Pas interesimit të Romës, ‘France Football’ raporton se edhe Inter i është bashkuar garës për shërbimet e yllit të Ajax, transmeton lajmi.net.

‘Nerazzuri’ kanë shënjëstruar lojtarin për sezonin e ardhshëm dhe janë të interesuar të bëjnë një ofertë për të gjatë kësaj vere.

Ziyech ishte afër kalimit në Serie A edhe sezonin e kaluar, me skuadrën e Romës që tregonte interesim të madh për të, por ‘Giallorossët’ vendosën ta transferojnë Javier Pastoren.

Reprezentuesi i Marokut, i cili ka shënuar 19 gola këtë edicion me gjigantin holandez, vlerësohet me 35 deri në 40 milionë euro.

Për shërbimet e lojtarit thuhet se janë të interesuara edhe Barcelona, Liverpool dhe dy skuadrat nga Mançesteri. /Lajmi.net/