Inter huazon Torresin

Sezoni ende nuk ka përfunduar por drejtuesit e Interit, me në krye presidentin Erick Thohir janë duke bërë gati planet për edicionin e ri. Nerazzurrët janë duke kaluar një stinor dëshpërues, jashtë gare për cilindo titull dhe me fare pak gjasa të sigurojnë kualifikimin për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. Mirëpo, kjo…

Sport

29/03/2014 09:42

Sezoni ende nuk ka përfunduar por drejtuesit e Interit, me në krye presidentin Erick Thohir janë duke bërë gati planet për edicionin e ri.

Nerazzurrët janë duke kaluar një stinor dëshpërues, jashtë gare për cilindo titull dhe me fare pak gjasa të sigurojnë kualifikimin për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Mirëpo, kjo nuk parandalon Thohirin dhe bashkëpunëtorët e tij që të planifikojnë angazhimin e përforcimeve.

Sipas televizionit italian Mediaset, Thohir, gjatë takimit me trajnerin Walter Mazzarri, drejtorin e përgjithshëm Marco Fassone dhe drejtorin sportiv Piero Ausillio kanë diskutuar edhe për një emër të veçantë: Fernando Torres.

Sulmuesi spanjoll i Chelseas mund të jetë futbollisti që do të mbërrijë në Giuseppe Meazza gjatë afatit kalimtar të verës, madje edhe në formë huazimi.