Inter heq dorë nga Werner, i hap krejtësisht rrugën Liverpoolit

Inter është dorëzuar në garën për Timo Werner.

Sport

29/05/2020 18:18

Timo Werner vazhdon të jetë nga lojtarët më të kërkuar para merkatos së verës.

Interesimi për yllin e kombëtares së Gjermanisë është tejet i madh, me skuadrën e Liverpool që shihet si favoritja për nënshkrimin e tij.

Tashmë, rruga për ‘Reds’ është lehtësuar edhe më shumë, pasi mediet italiane raportojnë se Inter është tërhequr nga gara, transmeton lajmi.net.

Lojtari edhe më parë kishte dhënë disa deklarata të cilat shiheshin si flirtuese me skuadrën nga Premierliga.

Kartoni i Werner pritet t’i kushtojë skuadrës së Liverpool së paku 60 milionë euro, shifër kjo që nuk pritet të jetë problematike.

Mbetet të shihet se si do të ecin punët për lojtarin, pas hapjes së merkatos. /Lajmi.net/