Inter fiton garën ndaj Milanit për sulmuesin e Atalantas

Inter dhe Milan përpos garës së titullit në të cilën janë duke u përballur me njëra tjetrën, ata gjithashtu janë duke luftuar për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Atalanta, Papu Gomez.

Sport

31/12/2020 10:13

Sulmuesi po kërkohet nga disa klube, mirëpo dëshira e tij është që të qëndroj në Seria A dhe më saktësisht në qytetin e Milanos.

AC Milan ka qenë në bisedime me lojtarin, mirëpo ‘zikaltërit’ kanë mposhtur ata dhe veçse janë pajtuar për kushtet personale.

Marrëveshja midis palëve ka të bëjë me një kontratë që do të shihte Papu Gomez të fitonte 2,5 milion euro në sezon deri në fund të Qershorit 2023, e ngjashme me atë që është aktualisht në Atalanta, transmeton lajmi.net.

Tani ka mbetur vetëm që Inter të arrij marrëveshje me Atalantan dhe të zyrtarizohet transferimi i argjentinasit në klubin e Antonio Contes.

Sidoqoftë, së pari e ardhmja e Christian Eriksen në Inter duhet të zgjidhet, para se një marrëveshje të mund të finalizohet./Lajmi.net/