Të Infektuar: 1123

Të Shëruar: 847

Të Vdekur: 30

Inter favoritët për nënshkrimin e Vertonghen

22:47 | 6 Prill 2020

Inter janë gati të bëjnë disa lëvizje për të përforcuar mbrojtjen e skuadrës.

Antonio Conte duket se po planifikon që me çdo kusht të ketë përforcime për mbrojtjen, dhe për këtë po sheh edhe në Angli.

‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se Inter janë në ‘pole-position’ për nënshkrimin e anëtarit të Tottenham Hotspur, Jan Vertonghen, transmeton lajmi.net.

Kontrata aktuale e belgut me Tottenham Hotspur skadon në qershor të këtij viti.

Inter do të synojë që të shfrytëzojë situatën e lojtarit dhe ta transferojë në ‘San Siro’.

Më herët gjatë këtij viti Inter kreu edhe një lëvizje nga Tottenham, kur transferonte Christian Eriksen.

Mbetet të shihet se cila do të jetë oferta e Inter, për Vertonghen. /Lajmi.net/