Inter ëndërron yllin e Barcelonës

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Raktic është shndërruar në një objektiv për Interin.

Sport

22/03/2019 11:02

31 vjeçari kroat ka ngritur dilema për të ardhmen e tij, pas transferimit të Frankie de Jong te Barcelona.

Nënkampioni i Botës në vitin 2018, mund të vendos përfundimisht të largohet nga Barcelona në fund të sezonit, për një kapitull të ri në karrierën e tij.

Mediet në Itali raportojnë se Inter janë të gatshëm të rrëmbejnë yllin e Barcelonës.

“Inter, ëndrra e madhe është Rakitic”, shkruan ‘Calciomercato’, përcjell ‘lajmi.net’.

Rakitic në të kaluarën ka veshur fanellat e disa skuadrave të njohura, si Basel, Schalke dhe Sevilla./Lajmi.net/