Inter e ëndërron dyshen Hernandez-Podolski

Nemanja Vidic ishte përforcimi i parë zyrtar për sezonin tjetër. Por, Interi mund të sjell përforcime tjera nga Premierliga angleze. Nerazzurri, përpos që po e shqyrton mundësinë të arrijë tek Patrice Evra (i skadon kontrata në qershor) e Shinji Kagawa, e ka vënë në shënjestër edhe sulmuesin Javier Hernandez. ‘Chicharito’ është sulmuesi ideal për lojën…

Sport

07/03/2014 18:30

Nemanja Vidic ishte përforcimi i parë zyrtar për sezonin tjetër. Por, Interi mund të sjell përforcime tjera nga Premierliga angleze.

Nerazzurri, përpos që po e shqyrton mundësinë të arrijë tek Patrice Evra (i skadon kontrata në qershor) e Shinji Kagawa, e ka vënë në shënjestër edhe sulmuesin Javier Hernandez.

‘Chicharito’ është sulmuesi ideal për lojën e Walter Mazzarrit, duke luajtur përkrah Rodrigo Palacios. Por, jo vetëm.

Ai e ka moshën ideale për të luajtur për klubin e Erick Thohir, ndërsa për ta zhbllokuar këtë çështje mund të përkujdeset menaxheri David Moyes, që nuk llogarit shumë në sulmuesin meksikan.

Gjithashtu, Interi ia ka vënë syrin edhe sulmuesit Lukas Podolski, i cili ka përfunduar në bankinë në Arsenal.

Diego Milito pritet të largohet nga Giuseppe Meazza gjatë verës dhe gjithsesi Interit i nevojiten një ose dy sulmues.