Inter dhe Newcastle kanë marrëveshje – Lazaro kalon në Premierligë

Valentino Lazaro me shumë gjasë do të kalojë në Premierligë.

Sport

23/01/2020 23:47

Anësori i Inter, Lazaro, është shumë afër largimit nga ‘San Siro’, për të nisur një aventurë të re në Premierligë.

Është skuadra e Newcastle ajo që ka shfaqur interesim për lojtarin, dhe duket se akordi me Inter është arritur.

‘Football Italia’ shkruan se lojtari do të kryej nesër testet mjekësore për të finalizuar pastaj kalimin te Newcastle, transmeton lajmi.net.

Austriaku e pati të vështirë të gjente hapësirat e tij në planet e Conte, pas kalimit në Inter, nga Hertha e Berlin.

23 vjeçari shpreson që aventura e tij në Angli të shkojë më mirë sesa kjo tek Interi. /Lajmi.net/