Inter ‘blindon’ dy yje të skuadrës

Inter janë të bindur se do të nënshkruajnë kontrata të reja me dy lojtarët kryesorë të skuadrës, Milan Skriniar dhe Mauro Icardi.

Sport

09/11/2018 08:45

‘Zikaltërit’ po bëjnë gjithçka për të bindur mbrojtësin sllovak dhe sulmuesin argjentinas për të nënshkruar kontrata të reja.

‘Calciomercato’ shkruan se Inter janë të bindur në arritjen e marrëveshjes për vazhdimin e kontratës me Milan Skriniar dhe Mauro Icardi, përcjell ‘lajmi.net’.

Inter janë të shqetësuar sepse lojtarët nuk kanë klauzola në kontratat e tyre, dhe vendosja e tyre shihet e domosdoshme në marrëveshjen e re.

Pritet që me kontratën e re, Icardi të fitojë gjashtë milionë euro, ndërsa Skriniar katër milionë euro./Lajmi.net/