Inter – Barcelona, formacionet e skuadrave me plot ndryshime nga mysafirët

Inter dhe Barcelona takohen sonte në Ligën e Kampionëve.

Sport

10/12/2019 08:24

Inter pret sonte Barcelonën në Giuseppe Meazza në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Skuadra mysafire ka siguruar kualifikimin nga pozita e parë andaj së bashku me Lionel Messin ka vendosur t’i pushojë edhe disa yje të tjerë.

Mediat italiane kanë publikuar formacionet e mundshme të skuadrave, përcjell lajmi.net.

Inter (3-5-2): Handanovic; Godin, de Vrij, Skriniar; D’Ambrosio, Vecino, Brozovic, Borja Valero, Biraghi; Lautaro Martinez, Lukaku.

Barcelona (4-3-3): Neto; Wagué, Umtiti, Todibo, Junior Firpo; A.Vidal, Rakitić, Aleñá; Carles Pérez, Griezmann, Ansu Fati. /Lajmi.net/