Inter arrin marrëveshje për shkëputjen e kontratës me Alexis Sanchez – Marseille fërkon duart
Alexis Sanchez do të largohet nga Inter. Raportime të Fabrizio Romano bëjnë të ditur se skuadra e Inter ka arritur marrëveshje në parim me Alexis Sanchez, për shkëputjen e kontratës, përcjell lajmi.net. Palët do të ndajnë rrugët sipas marrëveshjes që futet në zbatim me efekt të menjëhershëm. Tani kanë mbetur edhe detajet e fundit për…

Sport
Alexis Sanchez do të largohet nga Inter.
Raportime të Fabrizio Romano bëjnë të ditur se skuadra e Inter ka arritur marrëveshje në parim me Alexis Sanchez, për shkëputjen e kontratës, përcjell lajmi.net.
Palët do të ndajnë rrugët sipas marrëveshjes që futet në zbatim me efekt të menjëhershëm.
Tani kanë mbetur edhe detajet e fundit për t’u caktuar, para nënshkrimit të marrëveshjes.
Sanchez do të jetë kësisoj në dispozicion si lojtar i lirë dhe skuadra nga Ligue 1, Olympique Marseille është skuadra e interesuar për të.
Mbetet të shihet nëse Marseille do ta kenë ofertën e duhur për ta bindur kilianin. /Lajmi.net/