Inter arrin marrëveshje me Barellan për zgjatjen e kontratës

Pasi zyrtarizuan zgjatjen e kontratës me Lautaro Martinez deri më 2026, klubi 'zikaltër' është pranë një tjetër marrëveshje të madhe.

Sport

31/10/2021 13:09

Inter ka arritur një marrëveshje me Nicolo Barella për një zgjatje të kontratës – sipas Calcio Mercato.

Marrëveshja aktuale e 24-vjeçarit skadon në vitin 2024, por kampionët italianë duan ta lidhin atë për dy vjet shtesë.

Barella është i gatshëm të përkushtojë të ardhmen e tij afatgjatë te Interi pasi i është ofruar një pagë e përmirësuar prej 5 milionë euro në vit.

/Lajmi.net