Inter apo Juventus? Trajneri i Romës tregon për kë bëri tifo

“Inter apo Juventus? Sigurisht që për ne është më mirë të fitojë Juve, pasi që jemi në garë me Interin”.

Sport

29/04/2018 09:03

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, mbrëmë ka bërë tifo për Juventusin.

Ai tha që Romës i konvenonte një fitore e bardhezinjve, duke ditur që janë në luftë me Interin për “top-4”, përcjellë “Lajmi.net”.

“Inter apo Juventus? Sigurisht që për ne është më mirë të fitojë Juve, pasi që jemi në garë me Interin”, deklaroi Di Francesco pas fitores ndaj Chievos, 4:1.

Pas humbjes së Interit, Roma është pranë sigurimit të pozitës së tretë, ku ka katër pikë më shumë se Interi.

Në javën e parafundit, verdhekuqët presin Juven në “Olimpico”, në ndeshjen më të vështirë të bardhzinjve drejt Scudettos. /Lajmi.net/