Inter 1:1 Cagliari, notat e lojtarëve

Inter ka dëshpëruar para tifozëve të vet, duke luajtur baras me skuadrën e Cagliari.

Sport

26/01/2020 14:45

Një barazim 1:1 ka prishur punë për ‘Zikaltrit’ të cilët rrezikojnë të mbesin prapa Juventus, në rast të fitores së këtyre të fundit kundër Napoli, sonte.

Inter sot gjeti epërsinë me anë të Lautaro Martinez, i cili në fundin e ndeshjes do të ndëshkohej me karton të kuq.

Paraqitje të mirë pati edhe Ashley Young, i cili dhuroi një asistim pas vetëm 29 minutave lojë me fanellën e Inter.

Ishte Radja Nainggolan ai që shënoi golin e barazimit për Cagliari, duke u vlerësuar në fund me një notë solide nga ‘WhoScored’.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell vlerësimet për të gjithë lojtarët që u aktivizuan në këtë përballje. /Lajmi.net/