Integrohen në Polici edhe 63 ish-pjesëtarë të MUP

Në Policinë e Kosovës janë integruar edhe 63 ish-pjesëtarë të MUP’it serb. Zyrtarë të PK’së bënë të ditur se integrimi i tyre është bërë përputhje me parimet dhe procedurat e kësaj policie.

Lajme

28/12/2013 14:38

Policisë së Kosovës i janë bashkuar edhe 63 ish-pjesëtarë të MUP’it serb.

Me anë të një njoftimi të Policisë së Kosovës, thuhet se Procesi i integrimit të ish-pjesëtarëve të Ministrisë së Brendshme të Serbisë në Policinë e Kosovës, i cili ka filluar zyrtarisht më 13 dhjetor, është duke vazhduar sipas parashikimeve.

“Më 27 dhjetor janë nënshkruar kontratat e punës edhe të 63 zyrtarëve policorë, si dhe janë nënshkruar deklaratat e betimit, në përputhje me parimet dhe procedurat e PK’së”.

“Nënshkrimit të kontratave të punës i ka paraprirë procesi i verifikimit të identitetit të tyre nga ana e Agjencisë së Regjistrimit Civil të Ministrisë së Brendshme dhe verifikimi i së kaluarës së tyre nga ana e Policisë së Kosovës dhe EULEX’it”.