Integrimi/Nesër publikohet raport-progresi për Shqipërinë

Progres-Raporti për vendet e Ballkanit Perëndimor që synojnë integrimin BE do të publikohet më 29 maj. Në këtë datë do të jepen vlerësimet e Komisionit Europian (KE) për punën që Shqipëria ka bërë në realizimin e 5 prioriteteve kyçe.

Lajme

28/05/2019 17:26

Raporti për zgjerimin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor do të prezantohet nga Komisioneri për zgjerimin, Johanes Hahn. Takimi, i cili do të mbahet vetëm disa ditë pas zgjedhjeve të BE, është planifikuar për në orën 11:00.

Vetëm pak ditë më vonë, më 18 qershor Këshilli i Europës (KiE), me krerët e vendeve anëtarë, do të vendosë nëse do të japë dritën jeshile për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Është përfolur se vendimi për Shqipërinë do të shtyhet për në muajin shtator, për shkak të krizës politike.