Instagram është akuzuar për mbledhjen e të dhënave biometrike deri në 100 milion përdorues
Aplikacioni në pronësi të Facebook mund të gjobitet për shkelje nëse shpallet fajtor për thyerjen e Aktit të Intimitetit të Informacionit Biometrik, i cili kërkon pëlqimin e përdoruesit për mbledhjen e të dhënave të tilla.
Auto & Tek
Nëse vendoset që Facebook të mbledhë të dhënat në mënyrë të paligjshme dhe të vepronte në mënyrë të pamatur ose me qëllim, gjoba rritet për shkelje, transmeton lajmi.net.
Kjo do të arrijë në një gjobë prej më shumë se gjysmë trilion dollarë, pesë herë vlerën neto të themeluesit të Facebook Mark Zuckerberg. Facebook aktualisht vlerësohet rreth 740 miliardë dollarë.
Facebook ofroi të paguante 650 milion dollarë në një proces gjyqësor të ngjashëm muajin e kaluar që u mor kundër platformës kryesore të mediave sociale të kompanisë, sipas Bloomberg, i cili raportoi për herë të parë rastin.
Procedimi gjyqësor i referohej një mjeti për etiketimin e fotografive në Facebook që përdor softuerin e njohjes së fytyrës për të sugjeruar emrat e njerëzve brenda një rrjeti social të përdoruesit.
Facebook e përshkroi padinë si “të pabazë”, me një zëdhënës duke shtuar: “Instagram nuk përdor teknologjinë e njohjes së fytyrës”.
Padia kundër Facebook u ngrit të hënën në gjykatën shtetërore në Redwood City, Kaliforni, ku gjigandi i teknologjisë është me seli. /Lajmi.net/