Inspektorët mitrovicas largojnë shitësit nga trotuaret

Drejtoria e Inspeksionit në komunën e Mitrovicës ka nisur nga e hëna aksionin për largimin e produkteve, të cilat tregtarët i vendosin në trotuare.

Lajme

17/01/2022 20:46

Drejtori, Valon Brahimi, tha se inspektime do të ketë përherë gjatë këtij mandati, në mënyrë që të lirohet qyteti. Kjo nuk u mirëprit shumë nga tregtarët që u treguan të gatshëm të paguajnë qira, e disa që nuk kanë lokale, thanë se do të dalin sërish në rrugë, derisa ta kenë një vend adekuat për treg, njofton Klankosova.tv

Ndërkaq disa qytetarë e përkrahin këtë vendim, të cilët thonë se edhe produktet, veçanërisht pemët e perimet, tashmë do të jenë më të sigurta dhe pa pluhur, i cili mund të bartte edhe sëmundje.