Inspektorati Policor i Kosovës do të analizojë pamjet dhe rrethanat e arrestimit të Arsenijeviqit

Në Mitrovicë të Veriut këtë të martë është arrestuar politikani serb, Aleksandar Arsenijeviq, pasi i fishkëlleu kryeministrit të vendit, Albin Kurti. Për këtë, zëdhënësi i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Arbër Beka, ka bërë të ditur se IPK deri më tani s’ka pranuar asnjë ankesë lidhur me këtë arrestim. “IPK deri tani nuk ka pranuar…

Lajme

10/09/2024 20:06

Në Mitrovicë të Veriut këtë të martë është arrestuar politikani serb, Aleksandar Arsenijeviq, pasi i fishkëlleu kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

Për këtë, zëdhënësi i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Arbër Beka, ka bërë të ditur se IPK deri më tani s’ka pranuar asnjë ankesë lidhur me këtë arrestim.

“IPK deri tani nuk ka pranuar ndonjë ankesë lidhur me këtë arrestim, sidoqoftë sipas detyrës zyrtare do ti analizojmë pamjet dhe rrethanat e rastit dhe do të veprojmë konform auotorizimeve ligjore të IPK-së”, ka thënë Beka për Lajmi.net.
Pas arrestimit, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se të janë liruar dhe gjobitur sipas ligjit për rend dhe qetësi publike. /Lajmi.net/