Inspektorati Policor arreston një zyrtar policor nga “Mbrojtja e Afërt”, kanosi dy kolegë sa ishin në detyrë

Një zyrtar policor ka përfunduar në pranga. Inspektorati Policor i Kosovës, saktësisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë arrestuar dje një zyrtar policor në Fushë-Kosovë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të kanosjes. “Inspektorati Policor kishte pranuar informacione nga Policia e Kosovës se ky zyrtar policor (zyrtar i njësisë për mbrojtje të…

Lajme

07/10/2024 10:09

Një zyrtar policor ka përfunduar në pranga. Inspektorati Policor i Kosovës, saktësisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë arrestuar dje një zyrtar policor në Fushë-Kosovë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të kanosjes.

“Inspektorati Policor kishte pranuar informacione nga Policia e Kosovës se ky zyrtar policor (zyrtar i njësisë për mbrojtje të afërt i cili ishte jashtë detyrës zyrtare) dyshohet se ka kanosur dy zyrtarë policorë të cilët kanë qenë në detyrë”,thuhet në njoftimin për media.

Sipas IPK-së, dyshohet se kanosja ka ndodhur  pas një mosmarrëveshje në komunikacionin rrugor në rrugën “Dardania”, në kryqëzim me rrugën “Hajrullah Zymi”, pranë shkollës “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë.

Po ashtu është theksaur se [pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë  kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor  i dyshuar në këtë rast është arrestuar kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar”, theksohet tutje nga IPK-ja.

Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast./Lajmi.net/