Inspektorati mbyllë disa lokale të natës në Pejë

Inspektorati Komunal i Pejës, me asistimin e Policisë së Kosovës, të shtunën në mbrëmje kryen një aksion në Pejë, ku janë mbyllur të paktën tre lokale nate për shkak të parregullësive. Lajmin për Indeksonline ka konfirmuar edhe drejtoresha e Inspeksionit në Komunën e Pejës, Edonjeta Berisha. Berisha, ka bërë të ditur se dy lokale në…

Lajme

16/03/2025 18:36

Inspektorati Komunal i Pejës, me asistimin e Policisë së Kosovës, të shtunën në mbrëmje kryen një aksion në Pejë, ku janë mbyllur të paktën tre lokale nate për shkak të parregullësive.

Lajmin për Indeksonline ka konfirmuar edhe drejtoresha e Inspeksionit në Komunën e Pejës, Edonjeta Berisha.

Berisha, ka bërë të ditur se dy lokale në tranzit dhe një në periferi në Pejë, janë mbyllur për shkak se nuk kanë qenë të pajisura me dokumentacion.

“Të shtunën gjatë mbrëmjes, Inspektorati Komunal i Pejës me asistimin e Policisë së Kosovës kemi pasur një aksion ku kemi bërë mbylljen e tre lokaleve (lokale të natës) një në periferi dhe dy në tranzit. Arsyeja e mbylljeve ka qenë sepse nuk kanë qenë të pajisura me dokumentacion”, ka thënë Berisha.

Ndërsa ka paralajmëruar se në ditët në vazhdim do ketë përsëri aksion me policinë.

Më poshtë mund të shihni disa pamje nga mbyllja e këtyre lokaleve.