Inspektorati i Punës mbyll një biznes në Vushtrri
Inspektorati Qendror i Punës ka urdhëruar mbylljen e përkohshme të një subjekti punues në Komunën e Vushtrrisë, pasi gjatë kontrollit është konstatuar se kushtet e punës paraqisnin rrezik serioz për shëndetin dhe sigurinë e punëtorëve. Sipas njoftimit zyrtar, inspektimi është kryer pas pranimit të një ankese anonime, e cila ka ngritur dyshime për shkelje të…
Lajme
Inspektorati Qendror i Punës ka urdhëruar mbylljen e përkohshme të një subjekti punues në Komunën e Vushtrrisë, pasi gjatë kontrollit është konstatuar se kushtet e punës paraqisnin rrezik serioz për shëndetin dhe sigurinë e punëtorëve.
Sipas njoftimit zyrtar, inspektimi është kryer pas pranimit të një ankese anonime, e cila ka ngritur dyshime për shkelje të standardeve të sigurisë në vendin e punës.
“Në bazë të kompetencave ligjore dhe me qëllim mbrojtjen e jetës dhe mirëqenies së punëtorëve, Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të veprimtarisë punuese në këtë subjekt, deri në plotësimin e të gjitha masave të kërkuara”, thuhet në njoftim.
Inspektorati thekson se mbetet i përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe në garantimin e kushteve të sigurta e dinjitoze për çdo punëtor, pavarësisht sektorit ku ushtrohet veprimtaria.