Inspektorati i Arsimit në Prizren urdhëron rivlerësimin e ngelcave të “Remzi Ademajt” (Dokument)

Inspektorati i Arsimit (SIA) në Prizren në mënyrë të jashtëligjshme mundohet të mundësojë rivlerësimin e nxënësve që kanë humbur vitin në Gjimnazin “Remzi Ademaj”.

Lajme

04/10/2015 23:02

SIA, në një vendim që ka siguruar PrizrenPress, urdhëron mësimdhënësit e kësaj shkolle që të rivlerësojnë “ngelcat”. Rivlerësimi i tyre është bërë dje.

Inspektorati i Arsimit në korrik të këtij viti pat kërkuar nga kujdestarët e këtyre klasave që t’i njoftojnë nxënësit që kanë ngelur me tre apo katër nota të dobëta, se do të kenë edhe një mundësi të rivlerësimit. Por, ky vendim i SIA-s është në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ, për vlerësimin e shkallës së arritshmërisë së nxënësve.

Udhëzimi Administrativ parasheh se nxënësit mund të ankohen 48 orë pas komunikimit të suksesit. Por, procesi mësimorë në këtë shkollë ka përfunduar më 5 qershor, e njoftimi për mundësinë e rivlerësimit është shpallur më 24 qershor.

Inspektorati në shenjë hakmarrje për moszbatimin e këtij vendimi ka kërkuar nga drejtori i kësaj shkolle që t’i ndëshkojë mësimdhënësit që nuk kanë bërë këtë rivlerësim – rivleësimin e ngelcave.

“Të merren masa disiplinore ndaj këtyre mësimdhënësve”, thuhet në vendimin e SIA-s.

Burimet brenda Gjimnazit “Remzi Ademaj” bëjnë të ditur se mësimdhënësit nuk kanë respektuar vendimin e SIA-së për shkak se ka qenë jashtëligjor dhe i pavulosur.

Sia Sia1