Inspektohet rrjeti i ujësjellësit në disa lagje të Prishtinës

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë duke inspektuar linjën teknike në rrjetin e ujësjellësit duke filluar nga lagjja “Arbëria”e deri në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Lajme

20/08/2019 17:06

Siç njofton kompania rajonale e ujësjellësit ” Prishtina”, inspektimi po realizohet në dyshimin e bazuar në dëmtim nga disa palë të treta, ku ne si ujësjellës nuk jemi duke u informuar me kohë, derisa ende nuk dihen saktësisht shkaqet e defekteve në rrjet.

“Pa ujë të pijshëm, nga orët e hershme të ditës së sotme janë katet e larta të ndërtesave të reja në njërën pjesë të lagjes ,, Arbëria,, dhe ,, Dardania ,, në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

“Derisa të detektohet saktësisht rrjeti, kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e kateve të larta të dy lagjeve të lartëpërmendura!”. /Lajmi.net/