Inspektohen furrat e bukës në Prishtinë

13:32 | 23 Shtator 2019

Nis inspektimi i furrave të bukës në kryeqytet.

Inspeksioni i Komunës së Prishtinës sot ka inspektuar furrat e bukës.

Kjo u bë e ditur nga drejtori i Inspeksionit në këtë komunë, Adonis Tahiri, përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Inspektim nëpër furrat e Kryeqytetit. Kriteret e domosdoshme për operim:

✅Kushtet higjeno-sanitare;
✅Pëlqimi sanitar;
✅Librezat sanitare;
✅Peshoret sipas kritereve të MTI-së;
✅Uniformat e punës. /Lajmi.net/