Inspekcioni në “gjumë”, situatë e tmerrshme në Matiqan shkaku i kundërmimit të erës nga ujërat e zeza
Me një situatë aspak të këndshme janë duke u përballur një pjesë e banorëve të lagjes Matiqan. Shkak për këtë është era e tmerrshme që po kundërmon në vazhdimësi nga ujërat e zeza nëpër garazhat e banesave. Një ekip i yni me në kry gazetaren Florjanë Hoti qëndroi në vendngjarje për të parë nga afër…

Lajme
Me një situatë aspak të këndshme janë duke u përballur një pjesë e banorëve të lagjes Matiqan.
Shkak për këtë është era e tmerrshme që po kundërmon në vazhdimësi nga ujërat e zeza nëpër garazhat e banesave.
Një ekip i yni me në kry gazetaren Florjanë Hoti qëndroi në vendngjarje për të parë nga afër problemin me të cilin banorët ndeshen tash e sa kohë.
Madje, këta të fundit thonë se disa herë e kanë njoftuar komunën, por që deri më tani nuk kanë reaguar.
Veç kësaj, gazetarja tentoi komunikimin me drejtorin e dikasterit gjegjës në Komunën e Prishtinës, Florian Dushi, por që i njëjti ishte i paqasshëm.